Please enter at least 3 characters.

Dhjetëra emigrantë janë shpëtuar nga një anije në Detin Egje

2017/02/emigrant.jpg

Roja bregdetare greke kumtoi se në pjesën jugore të Detit Egje janë shpëtuar 41 emigrantë, të cilët kanë udhëtuar me anije që ka kërkuar ndihmë.

Aeroplani i rojës bregdetare e ka vërejtur anijen gjatë aksionit të shpëtimit mes ishujve Kitira dhe Antikitira.

Udhëtarët janë marrë me anije transportuese, që ka qenë në afërsi, dhe janë dërguar në portin grek të Pireut.