Please enter at least 3 characters.

Dhjetë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

2020/08/spitali-i-pejes.jpg

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, është duke vazhduar trajtimi i pacientëve të prekur me coronavirus.

Sipas një njoftimi, në këtë spital aktualisht janë të shtrirë 87 pacientë me COVID-19.

Prej tyre 62 janë në oksigjenoterapi, 2 janë në CPAP dhe 10 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe katër pacientë. /Telegrafi/