Please enter at least 3 characters.

Dhjetë milionë abonent në kanalin e YouTubes së Dua Lipës: Faleminderit të gjithëve

2019/02/GettyImages-1131020352.jpg
211:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: (EDITORIAL USE ONLY) Dua Lipa in the winners room during The BRIT Awards 2019 held at The O2 Arena on February 20, 2019 in London, England. (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Sukseset për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se nuk kanë të ndaluar!

Gjatë mbrëmjes së kaluar, bukuroshja jonë korri sukses edhe njëherë në "Brit Awards", e cila është ngjarja kryesore muzikore në Britani të Madhe.

Dua Lipa dhe Calvin Harris i gëzohen trofeut në "Brit Awards 2019" (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Kjo ka bërë që këngëtarja të arrin edhe një rekord personal sa i përket kanaleve që i ka në platformat muzikore.

Zeshkania përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se tashmë ka dhjetë milionë abonues në kanalin zyrtar të saj në YouTube.

"Mirëdita këtu Dua Lipa. Dua t'iu tregoj se më janë bërë 10 milionë abonues në YouTube", thotë ndër të tjerash 23-vjeçarja në një video të publikuar në llogarinë personale në Twitter.

Ndërkohë, “One Kiss” i Lipës në bashkëpunim me Calvin Harris është shpërblyer me çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit”.

Ndryshe, javën e kaluar këngëtarja u bë shqiptarja e parë që ka fituar dy çmime prestigjioze "Grammy Awards". /Telegrafi/