Dhjetë lojtarët më besnikë në ligat më të mira të futbollit: Messi është i dyti, kalohet vetëm nga legjenda e CSKA Moskës
Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi nuk kryeson listën e lojtarëve më besnikë që janë aktiv në të gjitha ligat kryesore të Evropës.
Ky vend shkon për portierin e CSKA Moskës, Igor Akinfeev , pasi ai ka kaluar gati 18 vjet me klubin rus.
34 vjeç, Akinfeev hodhi hapat e tij të parë futbollistik në akademinë e të rinjve CSKA Moskë dhe ka kaluar tërë jetën e tij me klubin e tij të dashur që nga ajo kohë.
Ndërkohë, Messi, i cili vjen i dyti në listën e Transfermarkt, ka qenë në Barcelonë për gati 17 vjet që kur u transferua në Evropë nga Newell's Old Boys në moshën 13 vjeçare.
Treshja e parë plotësohet nga legjenda e West Ham, Mark Noble, i cili ka luajtur në klubin e tij të fëmijërisë për 16 vitet e fundit.
Lista ka edhe emra si Gioergio Chiellini e Sergio Ramos.
10 lojtarët më besnik aktualisht
Igor Akinfeev (CSKA Moska): 17 vjet, 8 muaj, 3 ditë


