Dhjetë futbollistët që kanë fituar më shumë çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ në dekadën e fundit
Lionel Messi kryesor listën para rivalit të tij të urryer, Cristiano Ronaldo, kur bëhet fjalë për çmimin e fituar “Man of the Match” apo “lojtari i ndeshjes” në 10 vitet e fundit.
Nuk është për t'u habitur që dy fituesit më të mëdhenj të Topit të Artë kanë qenë lojtarët më të mirë në fushë më shpesh se kushdo tjetër në këtë dekadë.
Sipas faqes së njohur Footy Room, Messi udhëheq garën me plot 225 çmime si ‘lojtari i ndeshjes’ në 10 vjet, ndërsa Ronaldo është i dyti me 125 çmime gjatë kohës së tij te Real Madridi dhe Juventusi.
Vendi i tretë në këtë listë mbahet nga ylli belg, Eden Hazard, ndërsa nuk mungojnë as emra tjerë të mëdhenj si Zlatan Ibrahimovic, Neymar dhe Luis Suarez.
Telegrafi më poshtë ua sjell listën e dhjetë lojtarëve që kanë fituar më shumë këtë çmim.
1.Lionel Messi - Barcelona - 225 çmime ‘lojtari i ndeshjes’


