Please enter at least 3 characters.

Detajet e transferimit të Barcolas te Liverpooli

Bradley Barcola mori një dhuratë në formën e një transferimi historik disa ditë para ditëlindjes së tij të 24-të.

Sulmuesi i krahut të majtë francez, i cili shënoi tre gola në Kupën e Botës së fundit, është në prag të transferimit nga Paris Saint-Germain te Liverpooli.

Është gazetari i njohur David Ornstein, i cili ka zbuluar të gjitha detajet e marrëveshjes mes klubeve për transferimin e Barcolas në Anfield.

"Liverpooli ka rënë dakord për gjithçka në lidhje me transferimin e Bradley Barcolës nga PSG. Anësori parisien vjen për 106 milionë funte (125 milionë euro) fikse dhe 17 milionë funte (+20 milionë euro) bonuse.

“Reprezentuesi francez do t'i nënshtrohet vizitave mjekësore brenda 24 orëve dhe do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin", ka shkruar Ornstein.


Ndryshe, Barcola iu bashkua PSG-së nga Lyon tre vjet më parë për një tarifë prej 45 milionë eurosh. Që atëherë, ai ka luajtur 152 ndeshje, duke shënuar 39 gola dhe duke dhënë 37 asistime.

Ai ka fituar tre tituj francezë, dy tituj të Ligës së Kampionëve, dy kupa vendase dhe një Kupë Ndërkontinentale. /Telegrafi/