Please enter at least 3 characters.

Detajet e kontratës së Dani Alves me Barcelonën

2021/11/6e0cdba0-ba49-42e4-a134-07b4dbbdbab2_media-libre-aspect-ratio_default_0.jpg

Tashmë është zyrtare. Barcelona ka zyrtarizuar rikthimin e Dani Alves si futbollist për pjesën e mbetur të sezonit.

Braziliani, i cili ishte pa ekip pas largimit nga Sao Paulo, do të rikthehet në “Camp Nou”, ku u largua nga Blaugranat në vitin 2016.

Deklarata zyrtare nga Barcelona bën të ditur se kontrata e tij do ta lidh atë me klubin për pjesën e mbetur të sezonit, por ai nuk do të mund të debutojë deri më 1 janar.

Siç thekson gazetari Fabrizio Romano, kontrata do të përfshijë një klauzolë që lejon zgjatjen e saj deri në qershor 2023 .

Nga ana tjetër, gazetari Gerard Romero është siguruar që rroga e lojtarit të jetë e ulët, gjithmonë në varësi të performancës së tij.

Ky është nënshkrimi i parë në fazën e re të Xavit si trajner i Barcelonës. /Telegrafi/