Please enter at least 3 characters.

Detaje tjera për vrasjen e dyfishtë në Deçan: Viktimat dhe vrasësi ishin tezakë?

2016/03/vrasje-e1457436222451.jpg

Komandanti i Policisë së Deçanit, Sejdë Dobraj, ka konfirmuar për Telegrafin vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Deçan.

Dobraj ka thënë se motivet e vrasjes lidhen me një incident të më parshëm, në mes familjes Lushaj dhe Ramaj.

Ai ka shtuar se identiteti i viktimave ende nuk dihet dhe se deri më tani është arrestuar një person i dyshuar.

Telegrafi ka mësuar nga burimet e tij se të vrarët janë B.R. dhe  R.R. dhe se viktimat dhe vrasësi ishin  tezakë mes vete. /Telegrafi/