Please enter at least 3 characters.

Derisa po shijon suksesin e këngës së re, Kida nis pushimet

2019/05/kida_57156368_388204298692862_558497135545260267_n-e1559054087889.jpg

"Deja Vu" është një nga projektet më të reja të lansuara nga këngëtarja Orhidea Latifi në bashkëpunim me reperin e njohur, Lyrical Son. Ky projekt i dyshes u mirëprit nga publiku dhe vetëm për një javë ka grumbulluar afro pesë milionë shikime.

Derisa po shijon suksesin e kësaj kënge, artistja i ka filluar pushimet bashkë me miket e saj më të ngushta, gjersa ka sjellëdisa imazhe në rrjetet sociale.

Kida në pushime (Foto: Instagram/kida)

Në llogarinë e saj personale, Instagram, Kida ka publikuar disa fotografi dhe video, e cila tregon se po argëtohet pafund.

Kida (Foto: Instagram/kida)

Theksojmë se ky është projekti i parë i publikuar nga Kida pas largimit nga labeli "On Records", pjesë e të cilit ishte për dhjetë vite. Ajo tashmë është pjesë e "AVD Digital", ku ka hapur edhe kanal të ri në YouTube.

Kida (Foto: Instagram/kida)

Orhidea konsiderohet të jetë një prej yjeve të reja më të mira shqiptare me hite të shumta ndër vite. /Telegrafi/