Please enter at least 3 characters.

"Deri tani kemi 25 personazhe", Olsa Muhameti zbulon detaje rreth edicionit të pesë të Big Brother VIP Kosova

Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” tashmë kanë nisur, ndërsa producentja e programit, Olsa Muhameti, ka zbuluar detaje të reja rreth sezonit të ardhshëm.

E ftuar në emisionin “Prive Summer” në Klan Kosova, Muhameti ka treguar se procesi i përzgjedhjes së banorëve është ende në zhvillim dhe se deri tani produksioni ka një listë prej 25 personazhesh.

“Është akoma herët. Deri tani në mur janë 25 personazhe, do të shkojë numri më shumë”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë, sipas producentes, numri përfundimtar i banorëve që do të hyjnë në shtëpinë e BBVK 5 pritet të jetë rreth 20.

Muhameti ka lënë të kuptohet se publiku mund të presë një sezon të veçantë, duke dhënë edhe një paralajmërim për atë që po përgatitet.

- YouTubeyoutu.be

“Jam kaq e çlodhur dhe kaq e fokusuar tek puna. Tash e njoh dhe e dua Kosovën më shumë se çdo herë tjetër, kështu që ruhuni këtë sezon”, është shprehur ajo.

Kështu, mbetet ende enigmë se cilët nga 25 personazhet aktualisht në listën e produksionit do të bëhen pjesë e kastit përfundimtar të BBVK 5, ndërsa përzgjedhja pritet të vazhdojë edhe gjatë javëve në vijim. /Telegrafi/