Please enter at least 3 characters.

Dërguti: Astriti do t'ia lëkund themelet këtij regjimi!

2016/11/15039564_10153806889672000_823486838033487889_o.jpg
11:"Patrik Domi

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se drejtësia për Astrit Deharin nuk përfundon me zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

Dërguti përmes një postimi në Facebook ka thënë se drejtësia vihet në vend kur të sqarohen akuzat e rrejshme për terrorizëm.

Ajo tutje ka shtuar se mbajtja e njerëzve të pafajshëm në burg është krimi më i rëndë.

Postimi i plotë:“Drejtësia për Astritin nuk përfundon me zbardhjen e rrethanave të vdekjes. Drejtësia vihet në vend kur të sqarohen akuzat e rrejshme për terorrizëm. Mbajtja e njerëzve të pafajshëm në burg, është krimi më i rëndë që mund ta ketë kryer një shtet. Arbeni e Moni me vdekjen e tyre ia lëkundën themelet UNMIK-ut, Astriti do t'ia lëkund themelet këtij regjimi! #DrejtësipërAstritin”(sic.)./Telegrafi/