Dërgohet pa shenja jete një person në Qendrën Emergjente të Fushë Kosovës
25/03/2025
Një person pa shenja jete është dërguar të hënën në Qendrën Emergjente në Fushë Kosovë.
Policia njofton se viktima ishte dërguar nga familjarët, transmeton Telegrafi.
"Raportohet se nga familjarët është dërguar në Qendrën Emergjente viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka udhëzuar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion", thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/


