Dërgohet pa shenja jete një foshnje në QKMF në Malishevë, rasti po hetohet
13/05/2026
Një foshnje dy javëshe është dërguar pa shenja jete nga familjarët në QKMF në Malishevë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Sipas tij, njësitet policore i janë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit.
Elezi tha se rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“Rreth orës 05:40, një foshnje (e lindur para dy javësh), nga familjarët është dërguar në QKMF në Malishevë pa shenja jete. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”. /Telegrafi/


