Dërgohet një foshnje pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, rasti po hetohet
08/09/2026
Një foshnje është dërguar pa shenja jetë në Spitalin e Prizrenit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:00.
Tutje në raport bëhet e ditur se vdekjen e foshnjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Është raportuar se në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj është dërguar një foshnje pa shenja jete. Vdekjen e foshnjes e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/


