Derbi në Prizren
Vendasit po prijnë bindshëm në elitë me 63 pikë, gjashtë më shumë se përcjellësi i parë Besa.
Ferronikeli do ta pret Hajvalinë e cila nuk ka aspirata për titull, por po synon ta respektoj kampionatin që të luaj lojë të ndershme dhe korrekte.
Skuadrës së Gani Sejdiut i nevojiten edhe katër pikë nga tri lojërat e ardhshme për të shpallur kampionë, ndërsa një fitore eventuale sot ia hapë edhe më shumë rrugët për te titulli.
Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet ku takohen dy rivalët e vjetër, Prishtina dhe Besa.
Edhe pse matematikisht dy skuadrat janë ende në garë për titull, humbja e njërës nga to sot do t’ia shuante gjasat për pozitën e parë.
Ndërkohë në Gjilan, Drita pret Trepçën, Drenica takohet si vendas me Ferizajn, Istogu takohet me Kosovën e Vushtrrisë ndërsa ndeshja e fundit është mes Vëllaznimit dhe Trepçës ‘89. /Telegrafi/
Raiffeisen Superliga : Java e 31-të:
E mërkurë 27.05.2015 Ora 16.00.
Feronikeli – Hajvalia…………………………..SSK
K.Vula. B.Selimaj. M.Qehaja. I.Shuleta
Drenica – Ferizaj
N.Rraci. B.Morina. R.Hyseni. I.Ceroviku
Drita – Trepça
G.Nuza. J.Musolli F.Sekiraqa. T.Maloku
Istogu – Kosova (V)
A.Tahiri. A.Latifi. I.Kabashi. M.Baliu
Vëllaznimi – Trepça ‘89
H.Hajdari. F.Berisha. M.Berisha. I.Kelmendi
Prishtina – Besa
B.Kosumi. D.Preniqi. S.Haziri. F.Tahiri


