Please enter at least 3 characters.

Deputeti i LDK-së cak i sulmeve kibernetike, paralajmëron nisjen e procedurave policore

2021/04/Driton-Selmanaj-foto-Ridvan-Slivova-1-e1624441575326.jpg

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka njoftuar se tash e disa ditë adresa e tij zyrtare në Facebook  është cak i sulmeve kibernetike.

“Si rezultat i kësaj nga e hëna e kaluar mua më është pamundësuar qasja në adresën time zyrtare, dhe me shumë gjasë kontrollin e kësaj faqe tashmë e ka dikush tjetër. Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arrit ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nisi procedurat policore”, ka shkruar Selmanaj.

Postimi i plotë:Miq të dashur,Ju njoftoj që ka disa ditë që adresa ime zyrtare në facebook është cak i sulmeve kibernetike nga persona të papërgjegjshëm. Si rezultat i kësaj nga e hëna e kaluar mua më është pamundësuar qasja në adresën time zyrtare, dhe me shumë gjasë kontrollin e kësaj faqe tashmë e ka dikush tjetër. Përkundër përpjekjeve të mia ende nuk kam arrit ta rikthej nën kontrollin tim. Sot do i nisi procedurat policore.Prandaj të dashur miq dhe ndjekës në facebook, që nga e hëna e kaluar gjithçka që është postuar në faqen time nuk është e postuar nga unë. Ju kërkoj ndjesë nëse ju kanë shqetësuar.Shpresoj ta rikthej së shpejti. /Telegrafi/