Please enter at least 3 characters.

Dënohen mjekët dhe motrat medicinale në Shtip, për shkak të festimit të Viti të Ri në vendin e punës

2016/11/I-ndaluari-për-vjedhje-e-nxori-syrin-dhe-ia-hodhi-mjekut-foto-e1485163949556.jpg

Me ulje të rrogës deri 30%, janë dënuar mjekët dhe personeli i departamentit të gjinekologjisë dhe akusherisë në Spitalin Klinik në Shtip, për shkak se kanë festuar Vitin e Ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë dënim e ka sjellur Komisioni disiplinor, e cila ka nisur procedurë pas shfaqjes së fotove të festimit të Vitit të Ri nga mjekët dhe motrat medicinale në rrjetet sociale.

Fotografitë në Facebook i ka nxjerrur një motër medicinale nga departamenti i gjinekologjisë dhe akusherisë, ndërsa sipas udhëheqësisë së Spitalit Klinik, Komisioni disiplinor ka sjellur vendim dhe që të dënohen mjekët dhe personeli të cilët janë fotografuar./Telegrafi/