Please enter at least 3 characters.

Dënohen me burg personat që sulmuan policët

2018/05/unnamed-22-1.jpg

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve R. K., A.K. dhe F. K..

Më 23 nëntor të vitit të kaluar me urdhër të Gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion për bastisje tek shtëpia e të akuzuarve në fshatin Karaqevë e Epërme.

Gjatë bastisjes policia ka hasur në rezistencë nga këta persona, duke fyer dhe sulmuar zyrtarët policor, të cilët më pas kanë marr edhe trajtim mjekësor.

Me këtë rast Policia e Kosovës ka arritur që të zhvilloj operacionin e saj dhe ka arritur të konfiskoj një armë gjuetia, 12 mm me 32 fishekë, si dhe një pistoletë të kalibrit 7.65 mm, me 17 fishekë.

I akuzuari R. K. me këto veprime ngarkohet me veprën penale ) sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ë mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe kanosje.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës të akuzuarit R. K. ka shqiptuar një dënim unik prej 1 vit burgim dhe një dënim me gjobë në shumën prej 500 euro.

Ndërkohë të akuzuarit A. K. dhe F. K. dënohen me nga 3  muaj burgim efektiv.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.