Please enter at least 3 characters.

Denis Gafuri mbanë ligjëratë para studentëve të Kolegjit Riinvest

2017/11/Dena.jpg

Me ftesë nga Kolegji Riinvest dhe profesori Roland Spahiu, trajneri profesional Denis Gafuri të enjten ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të këtij kolegji.

Ai përvojën e tij, e ka ndarë me studentët e Kolegjit Rinvest të cilët ndjekin ligjëratat në lëndën Shkathtësi Akademike dhe Biznesore të Kolegjit Riinvest.

Gafuri është ekspert dhe trajner i suksesshëm për shitje temat të cilat i ka diskutuar ai me studentë kanë qenë: Mjeshtëria e komunikimit efektiv me bashkëpunëtorin, investimi në vetëpërmirësim dhe rëndësia e saj.

Po ashtu Denis Gafuri ka folur për menaxhimin e kohës, ngritja e vetëbesimit, vendosja e objektivave jetësore dhe profesionale dhe mjeshtëria e shitjes.

Për veç kësaj trajneri për rritjen dhe shitjen e suksesshme Denis Gafuri deri më tani ka mbajtur shumë trajnime dhe ligjërata për punëtorët e kompanive të ndryshme. /Telegrafi/