Please enter at least 3 characters.

Dënimi për Krivaqën, presidentja Osmani: Dhuna nuk do të tolerohet, femicidi do të ndalet

2023/01/Konference-Vjosa-Osmani-Sadriu-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar sot pas dënimit me burgim të përjetshëm për Dardën Krivaqën, për vrasjen e 28-vjeçares Marigona Osmani.

Presidentja Osmani në një postim në Facebook shkruajnë se autorët e femicidit meritojnë dënim maksimal.

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.

Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet.

Dhuna nuk do të tolerohet! Femicidi do të ndalet!”, shkruan ajo. /Telegrafi/