Please enter at least 3 characters.

Dëmtohet “Skënderbeu” në Prishtinë, askush nga institucionet nuk ndërhyn në rregullimin e tij (Video)

2017/08/unnamed-11.jpg

Ka kohë që monumenti i heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i vendosur në sheshin kryesor të Prishtinës, është dëmtuar dhe askush nga institucionet nuk ka ndërhyrë në rregullimin e tij.

Megjithatë, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka njoftuar që të shtunën përfundon rregullimi i Monumentit të Gjergj Kastriotit.

Sipas tyre, përveç rregullimit të shkronjave të monumentit, do të shtohen edhe dy elemente tjera kombëtare, të cilat i kanë munguar deri sot monumentit të kryeheroit kombëtar: flamuri kombëtar dhe harta e Shqipërisë së Bashkuar.

Përndryshe, monumenti i Skënderbeut në Prishtinë është vendosur në shesh më 28 nëntor të vitit 2001. /KP/Telegrafi/