Dëmtohet gypi, ndërpritet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovicë të veriut dhe Zveçan
23/08/2025
Kompania Rajonale Ujësjellësi "Mitrovica" ka njoftuar se ka ndodhur dëmtimi i gypit të ujit në Zveçan, për shkak të së cilës është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan.
Në njoftim thuhet se ekipet janë duke punuar për sanimin e dëmtimit.
"Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmtimit. Menjëherë pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet në normalitet. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin", thuhet në njoftimin e tyre./Telegrafi/


