Dëmtimi i Neymarit është më serioz sesa dukej, mund të mungojë gjatë
05/09/2026
Santos ka njoftuar një dëmtim të sulmuesit Neymar Junior, të cilin lojtari e pësoi gjatë ndeshjes kundër Palmeiras, e cila u mbyll me rezultat 0-0.
Sipas rezultateve të një ekzaminimi mjekësor, braziliani 34-vjeçar është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë.
"Neymar Jnior iu nënshtrua testeve sot. Rezultatet treguan një dëmtim të muskulit të tipit 2B në muskulin anterior të kofshës së djathtë, gjatë ndeshjes të mërkurën e kaluar", thuhej në deklaratën e Santos.
O atleta Neymar Júnior passou por exames hoje (4/9). Os resultados indicaram uma lesão muscular tipo 2B no reto anterior da coxa direita, durante a partida da última quarta-feira.
O atleta Álvaro Barreal, também no jogo de quarta-feira, sentiu a região posterior da coxa… pic.twitter.com/z5Rake8N8U
— Santos FC (@SantosFC) September 4, 2026
Sipas mediumit brazilian Globo, rikuperimi nga një dëmtim i tillë mund të zgjasë nga katër deri në tetë javë.
Këtë sezon, sulmuesi ka luajtur 24 ndeshje për Santosin në të gjitha garat. Ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tetë asistime. /Telegrafi/


