Please enter at least 3 characters.

Demi Moore mahnit në Kanë me paraqitjen elegante në “Kering Women In Motion”

Demi Moore tërhoqi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Kanë gjatë ceremonisë së çmimeve “Kering Women In Motion”, ku u shfaq me një fustan elegant lëkure me nuanca vjollce dhe një varëse ekstravagante me diamante.

Aktorja 63-vjeçare, e cila është pjesë e jurisë së festivalit, vazhdoi serinë e paraqitjeve glamuroze që nga nisja e edicionit të 79-të të Kanës.

Ajo kompletoi pamjen me vathë të shndritshëm dhe një gjerdan unik me degë diamanti në formë lulesh, shkruan DailyMail.

Në event ishte e pranishme edhe Julianne Moore, e cila zgjodhi një stil më minimalist me këmishë të bardhë dhe pantallona të arta.

Gjatë mbrëmjes, Julianne u nderua me çmimin “Kering Women In Motion 2026” për kontributin e saj në kinematografi dhe mbështetjen ndaj zërave femërorë në industri.

Ceremonia solli edhe një moment tjetër të komentuar, pasi Annabelle Wallis dhe Sebastian Stan u shfaqën për herë të parë bashkë në tapet pasi konfirmuan se po presin fëmijën e tyre të parë. /Telegrafi/