Dembele kthehet në Barcelonë pas operimit në Finlandë (Video)
21/09/2017
Anësori francez, Ousmane Dembele është rikthyer në qytetin e Barcelonës.
Transferimi më i madh i verës nga gjiganti katalunas, Dembele është rikthyer në Barcelonë.
Dembele ka mbërritur në pasditen e së enjtes në qytetin e Barcelonës pas operimit me sukses në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.
Arritjen e tij në Barcelonë e ka lajmëruar vet klubi Blaugrana me anë të një postimi në faqen zyrtare në Twitter.
Anësori i talentuar francez pritet t’i mungojë Barcelonës tre e gjysmë deri në katër muaj.
Dembele u lëndua gjatë ndeshjes së fundjavës ndaj Getafes, duke e lënë ndeshjen në minutën e 26. /Telegrafi/


