Please enter at least 3 characters.

Demaku: PDK ende nuk ka qëndrim për kandidaturën e Bekim Sejdiut

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se në këtë parti ende nuk është diskutuar zyrtarisht për zhvillimet e sotme rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Demaku deklaroi se PDK-ja nuk ka marrë ende ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje.

“Ende nuk është diskutuar lidhur me ngjarjen e sotme rreth kandidatit Bekim Sejdiu si emër për president. Nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë”, tha Demaku./Tv Dukagjini