Please enter at least 3 characters.

Delegacioni i FSK-së në Letoni, diskutohet për sigurinë dhe sfidat e saj

2018/12/1-Delegacioni-i-MFSK-se-pritet-nga-Jaris-Garinson-Sekretar-i-Shtetit-ne-Ministrine-e-Mbrojtjes-se-Letonise-8.12.2018.jpg

Zëvendësministri Burim Ramadani dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama janë pritur në Riga të Letonisë nga Jaris Garisons, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas kumtesës për media nga MFSK, në takim u diskutua për situatën e sigurisë në rajonin Baltik dhe në Ballkanin Perëndimor, sfidat dhe kërcënimet e ngjashme të sigurisë, kërcënimet asimetrtike dhe hibride, influencën e Rusisë, luftën informative, komunikimin strategjik, sikurse edhe veprimet institucionale e shoqërore për përballjen me këto kërcënime.

Delegacioni i MFSK-së, po ashtu, ka vizituar Bazën Ushtarake Adazi afër Rigas.

Ndërsa, në ditën e parë të vizitës dyditore, Zëvendësministri Ramadani dhe Komandanti Rama janë pritur në Riga të Letonisë nga Shefi i Mbrojtjes i Letonisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe në Qendrën e Ekselencës të NATO-s për Komunikim Strategjik. /Telegrafi/