Please enter at least 3 characters.

Del në shitje Aston Martin i rrallë, që është harruar se ekziston (Foto)

2016/12/Del-në-shitje-Aston-Martin-i-rrallë-qe-eshte-harruar-se-ekziston-foto.jpg

Vetëm entuziastët e mëdhenjë të prodhuesit britanik, mbajnë në mend se është krijuar ndonjëherë modeli Lagonda.

Kjo makinë që ishte prodhuar nga viti 1974 deri më 1990, nuk ka qenë shumë e përhapur dhe për shkak të shtrenjtësisë, jo shumë njerëz e kanë blerë, transmeton Telegrafi.

Në fakt, kjo makinë ka qenë modeli me të cilin Aston Martin ka dashur të hyjë në botën e veturave luksoze dhe sportive, por nuk ia ka dalë.

Lagonda në përgjithësi ka qenë i shpejtë, i fuqishëm, komod dhe mjaft luksoz, por në të gjitha aspektet ka elemente që i mungojnë.

Duke parë se nuk po pranohet si duhet në treg, është ndaluar prodhimi saj, për tu hequr përfundimisht.

Por, së fundi ka dal në shitje një ekzemplar i rrallë i kësaj veture, që po kërkohet shumë, mirëpo nuk dihet se sa kushton. /Telegrafi/