Please enter at least 3 characters.

Deklaratë që kërkon vëmendje, e dashura e politikanit: Më pëlqejnë meshkujt e shëmtuar (Foto, +16)

2016/09/VickyXipotalikis.jpg

Një modele kontroverse e quajtur Vicky Xipolitakis, u ka dhënë shpresë të gjithë atyre meshkujve që mendojnë se nuk janë të pashëm.

Ajo ka thënë se preferon të dalë vetëm me meshkuj të shëmtuar, transmeton Mapo. 30-vjeçarja nga Argjentina ka tërhequr përsëri vëmendje me deklaratën e saj se i do vetëm meshkujt që nuk janë të bukur.

Ajo i bëri këto komente pak momente pasi i dashuri i saj, politikani Jose Ottavis, tha për një televizion se ata do të martohen.

Arsyeja pse bëri këtë zgjedhje?!

Ottavis është zëvendëspresident i Dhomës së Deputetëve në Buenos Aires. Ai është tallur shpesh në rrjetet sociale për shkak se është shumë më i shkurtër se e dashura e tij.

35-vjeçari ka pohuar se është i dashuruar me modelen, ndërsa edhe kjo e fundit thotë se ka gjetur dashurinë e vërtetë.