Defekti në gypin e ujësjellësit në Gjilan mbesin dy lagje pa ujë
27/08/2026
KRU “Hidromorava” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në lagjet “Bregu i Djegur” dhe “Rruga e Kumanovës” në Gjilan.
Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga një defekt në gypin e ujësjellësit.
Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.
KRU “Hidromorava” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


