Defekt në sistem, ndërpritet furnizimi me ujë në Shipashnicë të Epërme në Gjilan
31/07/2026
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” Gjilan ka njoftuar konsumatorët në fshatin Shipashnicë e Epërme se është ndërprerë furnizimi me ujë për shkak të një defekti në SP Kopernicë.
Sipas njoftimit, ekipet përkatëse janë duke u marrë me situatën, ndërsa për çdo ndryshim apo informacion shtesë konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
KRU “Hidromorava” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë kësaj periudhe. /Telegrafi/


