Please enter at least 3 characters.

Deda: Dorëheqjet e kryetarëve të komunave në veri, finalja e përpjekjeve për ndarjen e Kosovës

2018/08/Ilir-Deda-prononcim-pase-tryezes-se-partive-politike-foto-Ridvan-Slivova-19.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se dorëheqja e kryetarëve të komunave në pjesën veriore të vendit, e bërë me urdhër të Vuçiqit, është veprim i njëanshëm i prishjes së marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë.

Deda, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “shihet qartë brishtësia dhe kthyeshmëria e marrëveshjeve ‘historike’ në Bruksel, duke hyrë në finalen e përpjekjeve për ndarjen e Kosovës, me përshkallëzim të gjendjes politike e të sigurisë në pjesën veriore të shtetit.

Postimi i plotë i Dedës:"Dorëheqja e kryetarëve të komunave në pjesën veriore të vendit, e bërë me urdhër të Vuçiqit, është veprim i njëanshëm i prishjes së marrëveshjeve të Brukselit nga ana e Serbisë.Sot shihet qartë brishtësia dhe kthyeshmëria e marrëveshjeve “historike” në Bruksel, duke hyrë në finalen e përpjekjeve për ndarjen e Kosovës, me përshkallëzim të gjendjes politike e të sigurisë në pjesën veriore të shtetit.Nuk guxojmë të biejmë në kurth të tjerëve. Sot na duhet mençuri, maturi, bashkërendim të veprimeve dhe konsensus - i cili edhe ashtu është mëse i vonshëm.Qeveria e Kosovës, po e përsëris, duhet të konkretizojë dhe sqarojë që taksa prej 100% ndaj produkteve të prodhuara në Serbi do të hiqet kur Serbia t’i kthehet “normalizimit të marrëdhënieve” duke1. E ndalë në mënyrë të verifikueshme fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës;2. Në mënyrë të plotë e zbaton marrëveshjen për energji; marrëveshjen për IBM; marrëveshjen për kadastër e regjistër civil, si dhe marrëveshjen për diploma universitare", ka shkruar Deda. /Telegrafi/