Please enter at least 3 characters.

Debutim ëndrrash për Tevezin në Kinë, një gol dhe dy asistime (Video)

2017/03/10c844be-edfd-11e6-8960-2c6b8565de23_1280x720.jpg

Futbollisti më i paguar në botë, Carlos Tevez ia ka bërë sefte me gola në kampionatin kinez.

Sulmuesi argjentinas ishte titullar për skuadrën e tij Shanghai Shenhua ndaj Jiangsu Suning.

Shanghai triumfoi lehtë në këtë përballje duke mposhtur mysafirët me rezultat të thellë 4-1.

Lojtari kryesor në këtë takim ishte padyshim Carlos Tevez, i cili shënoi një gol nga penalltia në minutën e 36-të.

Përveç golit të shënuar, Tevez shkëlqeu edhe në lojë pasi dhuroi dy asistime për Carlos Morenon.

Duhet theksuar se kjo ishte ndeshja e parë në Kinë për edicionin e ri 2016/17 dhe skuadra e Tevez, është favoriti kryesor për titullin e kampionit. /Telegrafi/