Please enter at least 3 characters.

Dean Henderson e zbulon të ardhmen e tij: Te United vetëm si portier i parë

2020/03/GettyImages-1210622376.jpg
270:"READING, ENGLAND - MARCH 03: Dean Henderson of Sheffield United celebrates his side's second goal during the FA Cup Fifth Round match between Reading FC and Sheffield United at Madejski Stadium on March 03, 2020 in Reading, England. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Dean Henderson është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier.

Portieri i talentuar anglez është i huazuar nga Manchester United te Sheffield United ku ka treguar formë të lartë.

22-vjeçari e ka mbajtur në 10 ndeshje portën e pa prekur nga 27 sa i ka zhvilluar, duke pranuar vetëm 22 gola.

Tifozët e United duke parë disa gabime të De Geas kanë kërkuar rikthimin e Henderson në Old Traford.

Sipas asaj që ka raportuar Daily Mail, portieri i ka zbuluar miqve të tij edhe bisedat që ka pasur me drejtuesit e klubit.

Dean Henderson . (Photo by Nigel Roddis/Getty Images)

Reprezentuesi anglez u ka treguar miqve dhe të afërmeve se mund të rikthehet në United në fund të sezonit vetëm nëse Djajtë e Kuq arrijnë ta shesin De Gean, për t'ia dhuruar fanellën e titullarit Hendersonit.

Nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, atëherë Henderson do të vazhdoj kontratën me Manchester United, por që do të huazohet edhe për një tjetër edicion te Sheffield.

United i ka premtuar portierit se nuk do ta ndalin në Old Traford për ta mbajtur në bankën rezervë.

E falë formës së mirë me Sheffieldin, Henderson po kërkohet nga skuadra të mëdha si Chelsea, Arsenal e Paris Saint Germain. /Telegrafi/