Please enter at least 3 characters.

De Vrij: Dua të luaj ndaj Interit, ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë  

2018/05/de-vrij-immobile.jpg
238:"Stefan De Vrij esulta dopo il gol 1-0 26-11-2017 Roma Campionato Italiano Serie A Tim incontro SS Lazio Vs Fiorentina allo stadio Olimpico di Roma. Match day SS Lazio Vs Fiorentina at the Olimico Satium in Rome. @ Marco Rosi / Fotonotizia
10:"Marco Rosi

Stefan de Vrij thuhet se i ka thënë Lazios se ai dëshiron të luajë në ndeshjen vendimtare për një vend në Ligën e Kampionëve kundër punëdhënësve të ardhshëm, Interit.

Mbrojtësi holandez ka nënshkruar para kontratë me Nerazzurrët dhe ta vesh fanellën e tyre nga qershori.

Zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve krijoi polemika të mëdha tek tifozët dhe futboll-dashësit, pasi të dielën zhvillohet ndeshja jetike mes Lazios dhe Interit.

Megjithatë, Premium Sport raporton se ka ndodhur një takim midis holandezit dhe senatorëve të klubit -  Ciro Immobile, Marco Parolo, Lucas Leiva, Stefan Radu dhe Senad Lulic, ku de Vrij ua ka bërë të qartë se dëshiron të luaj.

Simone Inzaghi e Stefan De Vrij në stërvitjen e Lazios (Getty Images)

"Ju i dini ato që kam kaluar nëpër këto ditë të fundit", citohet De Vrij t'iu ketë thënë atyre.

"Është thënë shumë, por dua të jem pranë jush të gjithëve".

"Dua të luaj sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe dua që ne të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme".

Tani mbetet për t'u parë nëse trajneri i Biancocelesteve, Simone Inzaghi, do të vendos apo jo të luaj me holandezin në formacion. /Telegrafi/