Please enter at least 3 characters.

De Sciglio mungon për disa javë te Juventusi - krizë në mbrojtjen torineze

2020/06/desciglioallen-scaled.jpg
206:"TURIN, ITALY - SEPTEMBER 06: Juventus player Mattia De Sciglio during a training session at JTC on September 6, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)
28:"Juventus FC via Getty Images

Juventusi konfirmoi që Mattia De Sciglio ka pësuar një lëndim në kofshën e tij të majtë dhe do të jetë jashtë fushe për disa javë.

Mbrojtësi qendror u lëndua gjatë fitores së mbrëmshme të Zonjës së Vjetër 2-0 në Serie A ndaj Bolognas.

Një komunikatë e lëshuar këtë pasdite vuri në pah se De Sciglio i ishte nënshtruar testeve që identifikuan një lëndim në kofshën e tij të majtë.

Mattia de Sciglio (Foto: Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images/Guliver)

"Testet e radhës do të vijnë për rreth 10 ditë”, është zbuluar nga Juventusi.

Kjo sugjeron që ai do të jetë jashtë aksionit për disa javë, një goditje e mëtejshme duke konsideruar se Alex Sandro është gjithashtu i dëmtuar.

Danilo po ashtu u ndëshkua me karton të kuq në fund të takimit ndaj Bolognas, andaj Blaise Matuidi do të duhet të veprojë si mbrojtës i majtë për ndeshjen e radhës kundër Lecces. /Telegrafi/