Please enter at least 3 characters.

De Ligt arrin marrëveshje personale me Juventusin, do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në Serie A

2019/06/GettyImages-1143248759.jpg
310:"TURIN, ITALY - APRIL 16: Matthijs de Ligt (C) of Ajax celebrates his sides 2-1 victory with Lasse Schone at the final whistle during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Juventus and Ajax at Juventus Stadium on April 16, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

‘Telenovela’ e quajtur Matthijs De Ligt duket se po shkon drejt fundit dhe lojtari do të bëhet me skuadër të re.

Fillimisht të gjithë menduan se qendërmbrojtësi i talentuar holandez kishte nënshkruar para kontratë me Barcelonën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

U flit për Bayern Munich, Paris Saint Germain, Real Madrid e Manchester United, por duket se e ardhmja e tij do të jetë te Juventus.

Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio ka njoftuar se Juventus ka arritur marrëveshje personale me agjentin e lojtarit Mino Raiola.

Matthijs de Ligt duke tentuar ta ndalojë Bernardeschin e Juventusit. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

De Ligt do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare te Juventusi ku do të ketë një pagë faronike.

19-vjeçari holandez do të fitojë 20 milionë euro pagë vjetore, ku do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në Serie A pas Cristiano Ronaldos.

Paga shumë e lartë që Juventus i ka ofruar lojtarit ka qenë arsyeja kryesore që ka arritur t’i mposhtë skuadrat tjera rivale.

Zonja e Vjetër në anën tjetër do t'i paguajë Ajaxit 70 milionë euro dëmpshpërblim për kartonin e talentit holandez.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet pas 10 ditët e ardhshme me tu rikthyer lojtari nga pushimet që po i kalon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/