Please enter at least 3 characters.

De Gea i ka kërkuar agjentit të punojë për transferimin e tij te Reali gjatë verës

2018/02/De-Gea.jpg
249:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 15: David De Gea of Manchester United looks on during the Premier League match between Manchester United and Stoke City at Old Trafford on January 15, 2018 in Manchester, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)
12:"Getty Images

Reali i Madridit është një klub joshës për çdo futbollist të niveleve të larta , por mesa duket për David De Gean është kthyer në obsesion.

Sipas mediave spanjolle, portieri 27 vjeçar është duke bërë të gjitha tentativat që sezoni i ardhshëm të gjejë në vendlindjen e tij, Madrid.

Është evidente që prej kohësh Los Blancos janë në kërkim të një gardiani që do ta  mbante portën e tyre të paprekshme dhe pritet që në sesionin veror, të arrijë akordin me portierin e kombëtares spanjolle.

Në këto tre vite janë përmendur disa emra portierësh në listën e dëshirave të madrileneve, por ai  më i rëndësishmi dhe me i lakmuari për klubin e Florentino Perezit ka qenë padyshim numri një i La Rojas .

Nisur nga dëshira e tyre e hershme t’i veshur fanellën e bardhë De Geas , futbollisti ka vënë në lëvizje agjentin e tij i cili thuhet se po lëviz të gjithë gurët që ky objektiv i dyanshëm të finalizohet në verën e ardhshme.

Kujtojmë se në vitin 2015 portieri  i Manchester United ishte shumë pranë kalimit tek Reali i Madridit, por transferta e tij dështoi për shkak të dërgimit të dokumentacioneve pak minuta pas orarit zyrtar të mbylljes së tregut veror.

A do të arrijë De Gea të bëhet pjesë e formacionit të kampionëve në fuqi të Evropës?  Këtë do ta tregojë vetëm koha. /SS/