Please enter at least 3 characters.

De Biasi në mbrojtje të Panuccit: Bën gjithçka mundet me futbollistët që ka në dispozicion

2018/11/GianniDeBiassi-2-e1542571598940.jpg
203:"FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 12: Gianni De Biasi during the "Golden Bench" award at Centro Tecnico Federale di Coverciano on November 12, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Humbja e thellë prej 4-0 e pësuar ndaj Skocisë në “Loro Boriçi” të Shkodrës ka rritur presionin mbi trajnerin e Shqipërisë, Christian Panucci, që po përballet me mundësinë e shkarkimit të tij nga Kombëtarja kuqezi.

Ai që i del në mbrojtje teknikut italian të kuqezinjve është bashkëkombësi e njëkohësisht paraardhësi i tij në bankën shqiptare, Gianni De Biasi.

(Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

“Ishte situatë e vështirë për trajnerin, pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi mungonin disa lojtarë, Roshi, Sadiku dhe tani Hysaj".

"Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi ndaj një skuadre të fortë. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me futbollistët që ka në dispozicion”, ka deklaruar ish-trajneri i kuqezinjve, citon Top Channel.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

De Biasi foli edhe për mbarëvajtjen e ndeshjes, duke theksuar se goli i pësuar në fillim dhe kartoni i kuq i Mërgim Mavrajt patën një ndikim të fortë te vijimi i lojës nga skuadra kuqezi.

“Nuk ka shumë për të thënë. Për fat të keq pësuam gol që në fillim më pas luajtëm gjatë gjithë ndeshjes me 10 futbollistë".

"Skocia është një skuadër e fortë, me lojtarë cilësorë në përbërje dhe që ishin në gjendje shumë të mirë fizike. Ishte një ndeshje shumë më e vështirë nga sa e imagjinoja”, ka theksuar De Biasi.