Please enter at least 3 characters.

De Biasi flet për të ardhmen e tij

2017/03/GianniDeBiasi5.jpg
258:"MARSEILLE, FRANCE - JUNE 14: In this handout image provided by UEFA, head coach of Albania Gianni De Biasi faces the media during the Albania Press Conference at Stade Velodrome on June 14, 2016 in Marseille, France. (Photo by Handout/UEFA via Getty Images)
21:"UEFA via Getty Images

Gianni de Biasi ka qenë mysafir i Blendi Fevziut në emisionin Opinion, ku ka folur për tema të shumta rreth zhvillimeve të fundit në Kombëtaren e Shqipërisë.

Një nga pyetjet e moderatorit ishte çështja e vazhdimit të kontratës për postin e përzgjedhësit të kuqezinjve.

"Kontrata skadon në fund të vitit dhe kemi ende kohë. Tani do ta kemi vëmendjen të përqendruar te ndeshjet dhe më pas do të shohim…".

"Unë kam dëshirë të qëndroj kur të tjerët kanë besim tek unë dhe mendojnë se mund ta çoj përpara ekipin... E kam fjalën për ata që kanë peshë te federata, presidenti, etj", ka thënë strategu italian.

I pyetur nga nikoqiri se a dëshiron ta vazhdojë kontratën, De Biasi u përgjigj: " Pse jo?".