Dayot Upamecano drejt Realit, Bayerni gjen pasuesin te Liverpooli
Bayern Munich ka kontaktuar mbrojtĂ«sin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, pĂ«r tĂ« shqyrtuar njĂ« transferim tĂ« mundshĂ«m verĂ«n e ardhshme, nĂ« rast se Dayot Upamecano nuk pranon tĂ« rinovojĂ« kontratĂ«n, raporton gazeta gjermane âBildâ.
Bisedimet midis përfaqësuesve të Upamecanos dhe klubit bavarez janë duke vazhduar, por pa asnjë marrëveshje deri tani.
27-vjeçari kërkon një shpërblim të lartë për firmën e tij, çka ka detyruar Bayernin të rishikojë ofertën. Megjithatë, gjigantët gjermanë nuk duan ta humbasin mbrojtësin francez dhe po punojnë për ta bindur që të qëndrojë afatgjatë.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po përgatiten për çdo skenar, duke e parë Ibrahima Konaten si pasuesin e mundshëm të Upamecanos. Situata e Konates te Liverpool është pothuajse e ngjashme, pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe negociatat për rinovim janë ndalur.
26-vjeçari ka përvojë në Bundesliga, pasi ka luajtur më parë për Leipzig, dhe mund të përshtatet shpejt te Bayern në rast se transferimi realizohet. Megjithatë, Real Madrid është gjithashtu në garë për nënshkrimin e tij.
NdĂ«rkohĂ«, nĂ« rast qĂ« Konate vendos tĂ« largohet, edhe Liverpooli pritet tâi bashkohet garĂ«s pĂ«r Upamecanon./Telegrafi/


