Davide Santon drejt rikthimit në Ligën Premier
Trajneri aktual i Crystal Palace, Alan Pardew, ishte ai i cili në vitin 2011 e kishe sjellë në Angli mbrojtësin 24-vjeçar dhe tani e dëshiron prapë nën urdhëratë e tij, transmeton Telegrafi.
Sipas ‘FootballItalia’, besohet se trajneri Roberto Mancini i ka thënë Santonit dhe Danilo D'Ambrosios se ata janë të lirë të gjejnë ekip, pasi në sezonin e ardhshëm ata nuk do të kenë mundësi të veshin fanellën e titullarit nën urdhëratë e tij.
Megjithëse, për Santon, i cili kishte bërë 82 paraqitje me Newcastle nën urdhëratë e Pardw, tani është në kërkim Crystal Palace, kurse për D’Ambrosion ka shfaq interesim Marseille.
Oferta e parë e ekipit anglez mendohet se do të jetë rreth 5 milionë euro, por ajo mund të rritet varësisht në bazë të ecurisë së bisedimeve me Neroazzurrët. /Telegrafi/


