Please enter at least 3 characters.

DASH i brengosur rreth memorandumit për Sirinë

2017/05/1-82.jpg

Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu të enjten shqetësimin në lidhje me memorandumin për uljen e dhunës në Siri, në të cilin ndërmjetësuan Rusia dhe Turqia, duke bërë të ditur se Uashingtoni është skeptik pasi Irani është pjesë e marrëveshjes.

“Edhe më tej jemi të brengosur për shkak të memorandumit nga Astana dhe përfshirjes së Iranit si i ashtuquajtur garantues i marrëveshjes”, njoftoi Departamenti i Shtetit, duke shtuar se aktivitetet e Iranit në Siri kanë çuar deri te rritja dhe jo ulja e tensioneve në Siri, transmeton Reuters.