Please enter at least 3 characters.

Dardanët U19 humbën në çastet e fundit nga Ukraina

2022/11/1-6-1.jpg

Në ndeshjen e parë të Grupit të 3-të në Maind Round, e vlefshme për Evropianin 2023, Kosova U19 ka pësuar humbje në ballafaqim meUkrainën, me rezultat 1-0.

Fati nuk ishte në anën e Dardanëve të rinj ngase humbja erdhi në sekondat e fundit apo më saktë në minutën e 5-të të lojës shtesë.

Pjesa e parë e ndeshjes u përmbyllë pa gola dhe secila kombëtare arriti të krijojë disa gjysëmraste, por jo edhe sa të rrezikoheshin seriozisht të dyja portat.

Pjesa e dytë nisi furishëm nga të dyja palët. Ukrainasit ishin më të rrezikshëm, por Dardanët u treguan të fortë dhe të përqendruan sidomos në fazën e mbrojtjes dhe nuk u lejuan shumë hapësira ukrainaseve.

Kur të gjithën menduan se ndeshja do të përfundojë pa gola dhe kur gjyqtari dha 4 minuta lojë shtesë, në sekonda e fundit të minutës së 5-të Yamoliuk u kujdes për fitoren e Ukrainës.

Menjëherë pas shënimit të golit pa arritur të niset loja nga mesi gjyqtari dha shenjë për përfundimin e ndeshjes. Dardanët U19 të dielën, më 20 nëntor takohen me Suedinë në orën 18.30 në të njëjtin stadium.

Ukraina U19 – Kosova U19 1:0 (0:0)Stadiumi: NYA Parken Norrkoping
Shikues: Dhjetëra
Gjyqtarë: Ishmael Barbara(MLT). Duncan Spencer (MLT), Mark Josef(SWE) dhe Granit Maqedonci (SWE ).
Shënues: Yamoliuk (90+5)
K.V: Udod (Ukr) Brruti, Sahitaj, Jashari(Kos)

Ukraina U19 : Herta, Kitela, Odod, Kholod,Buleza, Tsarenko(Yushchen), Varfolomieiev, Yarmoliuk, Fedor(Losenko), Horbach(Pastuh) dhe Pushkarov(Kharabara).

Kosova U19 : Shala, Jashari, Rexhepi, Sahitaj, Miftari, E. Maloku(Hasani), Brruti(Avdimetaj), Ajvazi, Rashica(Ajeti), A.Maloku(Bllaca) dhe Hazrollaj(Jashari).