Please enter at least 3 characters.

Dani Alves: Fitorja në finale do ishte speciale, nuk mendoj për Barçën

2017/05/GettyImages-680982052-e1494437847208.jpg
274:"TURIN, ITALY - MAY 09: Dani Alves of Juventus celebrates scoring his sides second goal during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Juventus and AS Monaco at Juventus Stadium on May 9, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas fitores ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve, Dani Alves, ka folur për mikrofonat e UEFA.com.

Braziliani shpreson te fitorja në finale, ndërsa edhe njëherë ka ritheksuar faktin se Barcelona është e kaluara dhe nuk mendon për klubin katalunas.

“Tani duhet të sjellim kupën në shtëpi. Jam krenar nga ajo që kemi bërë si skuadër. Luajmë edhe një herë në finale në një garë kaq të rëndësishme dhe kjo është një gëzim i madh për të gjithë”.

“Nuk kam shënuar shpesh, por goli i sotshëm ishte i rëndësishëm për mua, por jam i lumtur se goli i ndihmoi skuadrës për të arritur në finale. Gjithsesi ende nuk kemi bërë asgjë”.

“Barcelona? E kaluara është e kaluar, tani duhet të mendojmë për të ardhmen. Kemi një finale për të luajtur. Nuk është e rëndësishme ajo që ndodhi deri më tani, por ajo që mund të bëjmë nga sot me këtë skuadër”.

“Kemi punuar shumë për këtë dhe deri më tani kemi bërë mirë. Objektivi është të arrijmë gjithmonë më shumë, duhet të japim gjithçka pasi deri më tani nuk kemi fituar asgjë”.

“Do të jetë e vështirë, por të fitojmë në finale do jetë fantastike, speciale”, ka thënë Alves pas ndeshjes. /Telegrafi/