Please enter at least 3 characters.

Dafina Zeqiri provokon edhe me veshje sportive (Foto)

2016/06/dafina-1.jpg

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri nuk ka qenë edhe shumë aktive muajve të fundit.

Këtë verë, ajo nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, kjo për arsye se është më shumë e fokusuar në karrierën e saj ndërkombëtare.

Megjithatë, Dafina është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Jo të paktat janë rastet kur Dafina publikon edhe imazhe provokuese.

Një të tillë, ajo e ka publikuar së fundmi në InstaStory, ku shfaqet mjaft sportive në tuta, teksa njërën dorë e fut në të poshtmet e saj.

Ajo shquhet për linjat e saj perfekte, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë asnjëherë në çdo paraqitje të saj. /Telegrafi/