Please enter at least 3 characters.

Cutrone: Po mësoj nga Higuaini

2018/12/Patrick-Cutrone-Higuain-e1545123520302.jpg
279:"MILAN, ITALY - AUGUST 31: Patrick Cutrone of AC Milan celebrates a victory with his team-mate Gonzalo Higuain (back) at the end of the serie A match between AC Milan and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on August 31, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i ri i Milanit, Patrick Cutrone, tregon se po mëson shumë nga Gonzalo Higuain.

Italiani thotë se argjentinasi është një shembull, por ai falënderon edhe trajnerin Genarro Gattuso për arritjet e tij.

"Higuain është një ndihmë e madhe. Gjithmonë e shikoj atë në stërvitje, tentoj të mësoj disa gjëra dhe të përmirësohem çdo ditë".

(Foto: Getty Images)

"Falënderoj (Gennaro) Gattuson dhe stafi i tij, po mundohem të përmirësohem edhe më shumë", ka thënë 20-vjeçari për TuttoMercatoWeb.

Cutorne ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim në 634 minuta lojë në kampionatin elitar italian, ndërsa Higuain ka pesë gola dhe një asistim në 928 minuta.

Aktualisht Milani renditet në vendin e katër me 26 pikë, një më shumë se Lazio në vendin e pestë dhe gjashtë se Interi në pozitën e tretë.

Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve është kundër Bolognas. /Telegrafi/