Please enter at least 3 characters.

Cutrone: Jemi të bashkuar, tani të fokusohemi për Lazion

2018/02/Patrick-Cutrone-Milan-e1519635115123.jpg
271:"ROME, ITALY - FEBRUARY 25: (L-R) Ricardo Rodriguez, Patrick Cutrone and Hakan Calhanoglu of AC Milan celebrates the victory after the serie A match between AS Roma and AC Milan at Stadio Olimpico on February 25, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, ka thënë se fitorja 2-0 ndaj Romës erdhi si pasojë e punës së madhe ekipore,

Ai u shpreh i lumtur edhe për golin dhe se tani duhet të fokusohen për takimin ndaj Lazios.

(Foto: Getty Images)

“Jam shumë i lumtur. Ishte një fitore e rëndësishme, një nga ato që bën diferencën. Jam edhe më i lumtur se arrita të shënoj gol", ka thënë Cutrone për Mediaset Premium.

“Jemi shumë të bashkuar dhe mendoj se fitorja erdhi nga grupi. Trajnerit më të vërtetë i bën për skuadrën dhe të gjithë ne i qëndrojmë urdhrave të tij".

Në xhiron tjetër është 'Derby della Madonnina' me Interin që janë të katërtit në tabelë, por sulmuesi italian thotë se është i fokusuar fillimisht për Lazion.

“Tani duhet të fokusohemi për të mërkurën ndaj Lazios pasi dëshirojmë finalen e Kupës së Italisë", shtoi për fund Cutrone.

Ndeshja e parë mes tyre në Kupën e Italisë kishte përfunduar 0-0 në San Siro. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6factv