Please enter at least 3 characters.

Çun Lajçi me dedikim prekës për vajzën e ndjerë, aludon arritjet e saj nëse ajo do ishte fituese e lotarisë amerikane

2018/08/26804576_906860002811695_4854265054722500231_n.jpg

Aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi, humbi vajzën e tij më 19 nëntor të vitit të kaluar .

Vajza e tij e vogël, Bubulina Lajçi, u nda nga jeta në moshë të re, duke lënë të pikëlluar përherë familjarët e saj.

Në moshë shumë të hershme, ajo la shumë ëndrra pa realizuar, e njëra prej tyre po e priste këtë vit.

E ashtuquajtura llotaria amerikane, e njohur si "Green Card" është ëndrra e shumë të rinjve, të cilët të shumtë në numër aplikojnë çdo vit me shpresën që një ditë do ta fitojnë atë.

E njëra ndër aplikueset ka qenë edhe vajza e ndjerë e aktorit, Bubulina Laçji.

Aktori Çun Lajçi përmes një postimi të ndjerë të bërë në rrjetin social Facebook, ka treguar se sa i pikëlluar është ndjerë, teksa ka parë emrin e vajzës së tij në listën e personave që do të fitonin të drejtën e qëndrimit në ShBA.

"Green Card_a jetimePo ta nisi nga Berni i Zvicrës, letrën që e shkrova ditë ma parë n’platonë e Kurrizit të Dardanisë, e që n’valixhen e zemrës e palova kur u nisa.Nga këtu, ku dikur erdhem bashkë me i marrë vizat për 10 artistët e koncertit “Kosova djep Lirie” për shtetët Skandinave. Nga Berni, ku erdha tani me mamin tand me “shitë” artin tim n’serialin zvicëran “Helvetica”, po t’shkruej për lajmin e papritun Bubulinë.P.SSe sa me fat ishe moj sugarica e babës, tregon letra që mbrrini n’imelë adresën time nga USAFIS Immigration Services:Bubulina Lajci, Congratulations! You Are Eligible!E lexova nji herë e dhetëherë, e prap nuk iu besova syve t’mi.Kur e përkëtheva n’Google translate e ndjeva se si filloi me m’u mpi trupi nga habia. Ishte mengjes i hershem dhe si zakonisht ndodhesha n’kafenenë “Melosi” e nga turpi se po m’shikonte kush, u ktheva me fytyrë kah muri.Duert i lidha pasqafe e sytë i mbylla t’mos rrjedhte loti.M’erdhi t’bërtas me sa za që kisha: hej, a e dini ju se miralakja ime, e tretuna n’dhé, e ka fitua Green Cardën?A e dini more sa e lumtun do t’ishte sot po ta merrte lajmin! A e dini more hej?E dhunshem thirrjen n’fytin e thamë e mbyta. Kah muri i kthyem me trup, vetën e mallkova që s’isha n’dhomën time e fort me bërtitë: gëzohu Bubë, gëzohu!Gjatë, oh sa gjatë me sy mshelë i heshtun mbeta!I fërkova tamthat me gishtat e mëdhej, nga frika se mos po m’pëlcisnin nga pikëllimi, kur ti n’çast m’dole përpara tue kcye përpjetë nga gëzimi e tue u çjerrë:Hej…! Amerika…! Green Carda…! Shkova babë, shkova! E qesheshe e qaje nga gëzimi!I kthyem kah muri, me duert e lidhuna pas kreje, e tue u ruejt nga njerëzit që pinin kafe, gjithçka kujtova për ata pak sekonda, e kahmos m’shkoi mendja.U mundova me t’pa tue luejt natën n’krevat me qenushin e vogël të kthyem n’shpindë me kamë përpjetë, e s’di pse nuk mujta!Kur, qe, n’çast m’ dole nga tymi i cigarës, që e thithje me aq passion, aty ulun të kompjuteri, me ato kufjet n’vesh, tue tund kokën djathtas majtas.Atëherë i hapa sytë dhe fillova me folë me vetvetën, thua se po flisja me ty.M’u kujtua mire viti i kaluem, kur natën vonë me flisje për ato llotaritë e Migracionit. Mua me mbylleshin sytë nga gjumi e ti s’hiqje dorë nga fati. Plotësoje diçka n’faqe internetësh e vazhdimisht e kërkoje imelë adresën time.- Babi, ma jep adresën tande se mua ma kanë bllokua hakerët.Aiii…! M’lodhe me ata haker dreqi! Thua se s’kan punë tjera veç me ty m’u marrë!Çka po të duhet adresa ime tash?- Po m’duhet për Green Card babë.Unë, si unë.S’u besoja llotarive as fateve përmes interneteve e pa fajin tand, gërvallesha n’ty:Hiqu bre rrenave e mashtrimeve oj Buba ime.Por ti ishe aq e durueshme e kamëngulse sa s’bindeshe pa e provua fatin, e përshtypje s’të bajshin gërvalljet e nji plaku që s’merrte vesh n’fusha internetësh.Ore!Ti kishe aq besim n’vetvete, sa tani baj çudi, si mujten me t’bindë engjëjt atë natë me fjetë, e mos m’u zgjua kurrë ma!Po sugaresha ime po, e fitove Vizën që aq shumë e deshirove! E fitove Green Cardën që do të mbetet përgjithmonë pa firmën e fotografinë tande.Do të mbetët jetime e përbetueme me emnin Bubulinë n’faqën e vet.Ajo erdhi si lajmi ma fatkeq për mua e mamin e vllaun, për të mbet n’kujtesën tonë përjetësisht plagë e pa sherueshme.E vogla ime që s’u rrite kurrë.Ti gjithmonë ke qenë fitimtare, pos natëzezës se 19 nandorit, kur e humbe betejën me hienat që s’të çkapeshin. Ato e grryen shpirtin tand t’pastër vite me rradhë e s’u ngopën pa t’pa tue ra n’gropën e varrit!Po t’shkruaj për andrrën tande Amerikane që erdhi zhgjandër n’ket mengjes, këtu n’qoshin e lagun nga shiu t’Melosit të mbushun tym cigarësh, kur ti s’ke ma ndjenjë gëzimi, e kurrë ma s’do t’i shfletosh faqet e librave t’mi për t’i lexua letrat e shkrueme për ty.Ti tani noton n’barkun e miliona krimbave, e unë n’miliona kujtime digjem për ty e n’heshtje thërras:Urime Green Carda Bubulinë.Nga këtu po ta nisi n’Drelaj ty, e po eci rrugëve Helvetice tue i kallxua Galës që ta merr vesh Learti n'Prishtinë" (sic.), ka shkruar Çun Lajçi në Facebook. /Telegrafi/