Cuadrado: Nuk shkoj te Juventusi
16/01/2014
Kolumbiani i Fiorentinas i cili njihet për paraqitjet e tij epike, ka thënë se nuk është aspak i interesuar për një kalim te Juventusi.
“Jam i lumtur me atë që po bëj këtu. Jam profesionist si gjithmonë dhe jam krenar që kam interesim nga klubet tjera”.
“Por, jam i lumtur në Firencë. Ky qytet është i bukur dhe njerëzit janë shumë miqësor. Unë nuk kam dëshirë të largohem nga ekipi”.
“Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të përmirësohem edhe më shumë. Unë do të tentoj të fitoj diçka me Fiorentinan dhe të vij në top formë për Kupën e Botës”, ka thënë Cuadrado. /Telegrafi/


